Dy skuadra perfekte, një supersfidë! Juventus–Milan përballen për testin e parë të madh

Dy skuadra perfekte, një supersfidë! Juventus–Milan përballen për testin e parë të madh

Serie A rezervon që në javët e para një përballje të madhe. Të dielën në mbrëmje, Juventus-i pret Milan-in në “Allianz Stadium”, në një duel mes dy skuadrave që e kanë nisur sezonin me pikë të plota. Por përtej emrit, historisë dhe pritshmërive, kjo përballje ka një veçori të pazakontë: goli është bërë mall i rrallë në përplasjet e fundit mes dy gjigantëve italianë. Juventus-i vjen në këtë sfidë pas dy fitoreve në dy javët e para, ndaj Frosinone-s dhe Parma-s, pa pësuar asnjë gol. Bardhezinjtë kanë treguar qëndrueshmëri në mbrojtje, ndërsa në Torino kërkojnë fitoren e radhës për të ruajtur ritmin perfekt të fillimit të kampionatit. Megjithatë, reparti ofensiv mbetet një pikëpyetje. Juventusi ka regjistruar vetëm katër fitore në nëntë ndeshjet e fundit në...