Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle
Influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur spanjolle, Rocío Osorno ka përjetuar një nga netët më të frikshme të jetës së saj, pasi ka kapur në flagrancë dy persona të maskuar brenda shtëpisë së saj, ndërsa ajo dhe familja e saj ndodheshin brenda. Sipas rrëfimit të vetë Osornos në rrjetet sociale, ajo ndodhej në katin e sipërm të banesës, ku po realizonte disa regjistrime për rrjetet sociale, kur vuri re se një dritare e dhomës, e cila zakonisht qëndron e mbyllur, ishte hapur. Në atë moment ajo kuptoi se diçka nuk shkonte dhe se në shtëpi kishte persona të tjerë. Osorno ka nisur të bërtasë për të paralajmëruar familjarët dhe për t’u siguruar që të gjithë të qëndronin të sigurt. Në video shihen qartë dy grabitësit shqiptarë,...
Burimi:
ntv.al