Dy nigerianë në “radarin” e Juventusit: Osimhen mbetet i preferuari, por pëlqehet edhe Lookman

Dy nigerianë në “radarin” e Juventusit: Osimhen mbetet i preferuari, por pëlqehet edhe Lookman

Në shtëpinë bardhezi, vëmendja mbetet e përqendruar te merkatoja e verës, veçanërisht te gjetja e qendërsulmuesit të së ardhmes. Me largimin e pritshëm të Dusan Vlahovic nga “Continassa”, Juventusi po kërkon një zëvendësues të denjë dhe emri që kryeson listën është ai i Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian është profili ideal për drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, por ka disa pengesa të rëndësishme për t’u kaluar: kërkesat e Napolit nuk zbresin nën 70 milionë euro, paga prej 10 milionë eurosh e Osimhen përbën një barrë të madhe për arkat e klubit. Për këtë arsye, drejtori sportiv Cristiano Giuntoli po shqyrton alternativa...
Burimi: Telesport.al