Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi sot në komisionin parlamentar të Ligjeve, planin e ri për pensionet në Shqipëri duke njoftuar se ka dy ndryshime të reja në janar dhe prill 2027. Duke folur për një mbështetje financiare më të madhe më 2027, Malaj tha se ky plan synon rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe, mbi të gjitha, përmirësimin gradual të standardit të tyre të jetesës. “Për ne, kjo mbështetje nuk është thjesht një zë në buxhet, por një angazhim për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të një kategorie që meriton më shumë vëmendje dhe siguri ekonomike”. Konkretisht, janë përcaktuar këto dy ndryshime: – Afrimi i indeksimit i pensioneve në prillin e 2027, nga korriku që e kemi aktualisht, me një fond shtesë të...