Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Dy minorenë kapen duke drejtuar motomjete, njëri shkakton aksident, procedohen nga Policia e Shkodrës
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur: -një 17-vjeçar, pasi dje, në aksin rrugor “Pukë-Qelëz”, motomjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 52 vjeç, banues në fshatin Qelëz; -një 16-vjeçar, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, motomjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. S., 33 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 16-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin...