Dy mijë përfitues për panele diellore, mbyllet thirrja e dytë për subvencionet për familjarët

Dy mijë përfitues për panele diellore, mbyllet thirrja e dytë për subvencionet për familjarët

Dy mijë fitues janë përzgjedhur nga thirrja e dytë për subvencionet e paneleve diellore. Mësohet se në total janë dorëzuar rreth 4 mijë aplikime nga abonentët  familjarë  në të gjithë vendin. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se deri më tani janë instaluar 850 panele diellore që shërbejnë vetëm për ngrohjen e ujit ndërsa 70% e investimit do të subvencionohet nga buxheti i shtetit. Vendosja e paneleve diellore është  një masë e cila ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet që kanë instaluar këtë sistem. Thirrja e dytë vjen pas thirrjes së parë ku 1981 familje...
Burimi: Javanews.al