Dy lojtarë e bëjnë “sefte” për këtë sezon, Roma bën detyrën në shtëpi ndaj Genoa (video)
Roma është rikthyer te fitorja në Serie A, pas dy barazimeve në dy ndeshjet e mëparshme dhe humbjes në mesjavë në Champions League ndaj Real Madridit. Verdhekqutë e drejtuar nga Gian Piero Gasperini kanë fituar 2-0 ndaj Genoa, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë. Pjesa e parë në “Olimpico” ishte disi e qetë, ku mungoi goli dhe pati vetëm përplasje në traversa. Fillimisht, në minutën e 31-të ishte Leonardo Balerdi që goditi me kokë pas krosimit në zonë nga goditja e këndit, por topi u përplas në traversë. Një minutë me parë, ishte Stephan El Shaaraëy që provoi të shënonte një gol fantastik ndaj ish-klubit të tij, por goditja u ndal në traversë. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pjesa e dytë nis direkt...
Burimi:
telesport.al