Dy javë para finales, AGAI merr vendimin e papritur në Ferma VIP

Dy javë para finales, AGAI merr vendimin e papritur në Ferma VIP

Dy javë na ndajnë nga finalja e madhe e Ferma VIP 2 dhe AGAI ka marrë një vendim të papritur. Moderatorja Luana Vjollca njoftoi se nuk do të ketë më kryefermer, por të gjithë personazhet do të punojnë së bashku dhe do t’i ndajnë punët vetë, pa pasur dikë në krye. “Lajmërimi tjetër i rëndësishëm është që nga sonte përfundon edhe një tjetër epokë, ajo e kryefermerit”, tha moderatorja Luana Vjollca. “Tani do plasi lufta”, u shpreh me batutë Andrea. “Të shohim njëherë se si do organizoheni ju të gjithë bashkë, pa një kryefermer”, shtoi Luana Vjollca. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv