Dy ish-drejtorët rikthehen në SPAK/ Çfarë fshihet pas dosjes së tenderave
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, janë paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve që zhvillohen ndaj tyre. Sipas raportimeve, Gjyli ka qëndruar rreth 30 minuta në ambientet e SPAK dhe është shoqëruar nga avokati i tij. Të dy ish-drejtorët janë paraqitur edhe javët e mëparshme pranë SPAK, ndërsa ndaj tyre vijojnë procedurat hetimore dhe gjyqësore. Gjyli dhe Elezi janë marrë të pandehur në një dosje që lidhet me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera”. Për secilin prej tyre rëndojnë nga dy akuza për shkelje të barazisë në bashkëpunim. Hetimi lidhet me procedurat e prokurimit për tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Sipas SPAK, ish-zëvendëskryeministrja Belinda...
Burimi:
ntv.al