Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!

Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!

Dy gardianë nga Kosova dyshohen për ushtrim dhune ndaj një të burgosuri në Kopenhagen të Danimarkës, ç’ka ngjalli indinjatë në vend. Incidenti i nxiti autoritetet daneze të vendosin rishikimin e programit të trajnimit të gardianëve nga Kosova, ndërsa ka ngritur pikëpyetje edhe për mbikëqyrjen dhe përgjegjësitë në burgun e Gjilanit, ku pritet të transferohen deri në 300 të burgosur nga Danimarka. Sipas mediave atje, dy gardianët, të moshës 24 dhe 29 vjeç, dyshohet se kanë goditur me grushte një të burgosur brenda qelisë, më 5 tetor, në burgun Vestre të kryeqytetit. Të dy i kanë mohuar akuzat. Ata janë arrestuar, por gjykatat kanë refuzuar kërkesën për paraburgim. Hetimet për rastin vazhdojnë dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar. Pas incidentit, Shërbimi Korrektues i Danimarkës ka...