Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dy drejtuesit e mjeteve plagosen pas përplasjes në Elbasan-Peqin
Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa për fat të mirë, drejtuesit kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta, në rrugën Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave e mjeteve të përfshira në ngjarje. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona në rrezik për jetën. Segmenti ku ndodhi aksidenti njihet për ngjarje të shpeshta të kësaj natyre. Banorët e zonës kanë protestuar disa herë për mungesën e masave të sigurisë rrugore, duke ngritur shqetësimin se aksidentet në këtë pjesë të rrugës janë bërë pothuajse të përditshme. Autoritetet rrugore dhe policia kanë nisur hetimet...