Dy çmime ndërkombëtare për pullat postare të Postës së Kosovës në Pragë
25 September, 2026 - 12:25 Pullat postare të Kosovës kanë marrë dy çmime në garën ndërkombëtare “Praga Ars Philatelica 2026”, e mbajtur në kuadër të panairit “Sběratel – Collector Fair Prague 2026”, më 4 dhe 5 shtator në PVA Expo Prague. Emisioni “Flora shëruese dhe aromatike”, me autore Hyrije Ademin, u vlerësua me vendin e tretë në kategorinë “The Most Beautiful Miniature Sheet”. Ndërkaq, emisioni “Qytetet e Kosovës – Janjeva”, me autor Milot Krasniqin, zuri vendin e tretë në kategorinë speciale “Architecture on Stamps”. Ky vlerësim ndërkombëtar shënon një tjetër sukses për Postën e Kosovës dhe filatelinë kosovare, duke dëshmuar se emisionet postare të Kosovës po marrin vëmendje edhe në skenën ndërkombëtare. Përmes dizajnit dhe tematikës së tyre, pullat postare shërbejnë edhe si një mënyrë...
Burimi:
kultplus.com