Dy aksidente në Tiranë, 24-vjeçari përplas këmbësoren, i mituri pa patentë përplaset me murin!
Dy aksidente janë regjistruar në Tiranë, ndërsa një 24-vjeçar është arrestuar dhe një 16-vjeçar është proceduar për drejtim të automjetit pa leje. Sipas Policisë, 24-vjeçari, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur një 75-vjeçare, këmbësore. E moshuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, një 16-vjeçar dyshohet se ka drejtuar automjetin pa leje dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me murin e një banese. Edhe 16-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve. Për rastin e 16-vjeçarit, materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: “U arrestua një 24-vjeçar, pasi, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur një shtetase 75 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi një 16-vjeçar, duke drejtuar automjetin, pa leje,...
Burimi:
javanews.al