Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dy aksidente në pak minuta në Elbasan! Një i vdekur dhe dy të plagosur nga përplasja e makinave
👁9846
Dy aksidente rrugore janë regjistruar brenda pak minutash në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elbasanit, duke sjellë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Sipas burimeve jo zyrtare, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së automjeteve. Ngjarja më e rëndë ka ndodhur në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, konkretisht në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë, ku dy automjete janë përplasur mes tyre me një shpejtësi të konsiderueshme. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë janë dëmtuar rëndë dy persona, të cilët u transportuan me...