Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
DW: Republika Çeke ndalon propagandën komuniste, e barazon me nazizmin
Për armiqtë e betuar të komunizmit në Republikën Çeke, kjo shënon fundin e një rruge të gjatë: më shumë se 30 vjet pas “revolucionit të kadifenjtë” demokratik të nëntorit 1989, ata kërkuan që komunistët të barazoheshin me nacionalsocialistët (nazistët) dhe ideologji të ngjashme autoritare, dhe si pasojë të ndaloheshin. Kështu ndodhi: në gjysmën e dytë të korrikut, Presidenti Petr Pavel nënshkroi një ndryshim në Kodin Penal që barazon qartë nacionalsocializmin dhe komunizmin në Republikën Çeke. Me nënshkrimin e Presidentit, procesi legjislativ përfundon. Ligji i ri do të hyjë në fuqi në 1 janar 2026. Ndryshimi në ligj u iniciua nga...