Durrësi mirëpret Bienalen e Artit Bashkëkohor, Rama jehonë lajmit: Sjellin artin bashkëkohor në 11 hapësira të qytetit!
Durrësi vijon të jetë gjatë muajit tetor qendra e Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor, e cila në edicionin e saj të dytë ka bërë bashkë 45 artistë dhe 34 pavijone kombëtare nga vende të ndryshme të botës. Aktiviteti, që zhvillohet nën temën “Periferia: Tranzicione pamore”, sjell në qytetin bregdetar artistë nga Italia, Gjermania, Kina, Brazili, Kosova, Togo, Uganda, Vietnami, Zelanda e Re dhe shumë vende të tjera, duke krijuar një hapësirë dialogu përmes artit bashkëkohor. Ekspozitat dhe workshop-et janë shpërndarë në 11 hapësira kulturore të Durrësit, mes tyre ish-Vila Mbretërore, Hamami Mesjetar, Muzeu Kombëtar Arkeologjik, shtëpia e Aleksandër Moisiut, si edhe në hapësira publike të qytetit. Në këtë mënyrë, arti bashkëkohor ndërvepron me trashëgiminë historike dhe jetën e përditshme të Durrësit. Pamje nga Bienalja ndau...
Burimi:
javanews.al