Durrës/ Konfiskohet pasuria e dy vëllezërve të hetuar për vrasje dhe falsifikime ID

Durrës/ Konfiskohet pasuria e dy vëllezërve të hetuar për vrasje dhe falsifikime ID

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, për konfiskimin e pasurisë në përdorim të shtetasit L. K. Policia bën të ditur se në bazë të vendimit, L. K. iu sekuestruan 1050 m² truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë, pasuri që më pas iu dorëzua Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në prezencë të familjarëve të tij. Nga hetimet rezulton...