Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
Një pushues rreth 50 vjeç ka humbur jetën mesditën e sotme teksa lahej në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës, sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi. Policia njofton se i ndjeri është mbytur në det. “Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det”, thuhet në njoftimin e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.