Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Duro zgjedh trajnimin te Liria e Prizrenit
Elbasanasi Klodian Duro, ish mesfushori i njohur, tani me rol trajneri ka marrë drejtimin e Lirisë së Prizrenit në Ligën e Parë të Kosovës. Më parë, Duro ka drejtuar skuadra si Kukësi, Luftëtari, Kamza,Lushnja apo dhe në Kosovë si Feronikeli, Lushnja dhe Gjilani. Klubi kosovar njofton përmes një postimi në faqen zyrtare. “Klodian Duro, mirësevjen te FC Liria Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë! Klodian Duro – ish-mesfushori legjendar i Kombëtares Shqiptare, me një karrierë të pasur si lojtar në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro, Austri – tani sjell përvojën e tij si trajner në Prizren....