“Dumani gati sa nuk u përlesh fizikisht me gjyqtaren”/ GJKKO përgënjeshtron Berishën: Asnjë përplasje! Jemi të pavarur

“Dumani gati sa nuk u përlesh fizikisht me gjyqtaren”/ GJKKO përgënjeshtron Berishën: Asnjë përplasje! Jemi të pavarur

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha se kreu i SPAK është konfliktuar me një gjykatëse. “Gjykata e Posaçme përgënjeshtron kategorikisht çdo pretendim që aludon për përplasje apo tensione ndërinstitucionale me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila, në përputhje me rolin e saj kushtetues dhe ligjor, është palë në procesin gjyqësor dhe si e tillë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë kompetencë për të ndikuar në vendimmarrjen e gjykatës. Gjykata e Posaçme thekson se nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal me ndonjërën prej palëve në...