Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Tv Klan para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë në Ligën e Kombeve. Kreu i futbollit shqiptar deklaroi se ekipi nuk po kalon ditët më të mira, por theksoi se e rëndësishme është që të rikthehet te rezultatet pozitive. Duka foli edhe për problemet e futbollistëve në pajisjen me pasaporta shqiptare, duke kërkuar më shumë mbështetje nga presidenti i Republikës. “Trajneri është pjesë e rëndësishme e skuadrës. Ne jemi munduar të bëjmë më të mirën me Maran, duke parë eksperiencën e tij dhe karakteristikat. Rezultatin nuk e bën vetëm trajneri. Bjellorusia e sotme nuk është si ajo atëherë. Nuk ka diferenca mes skuadrave. Të gjitha janë të vështira. Për hir të së vërtetës, Shqipëria nuk është...
Burimi:
javanews.al