Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Duhet të jemi të përgatitur”, komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë ruse në Kharkiv
Komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskyi, ka paralajmëruar për një ofensivë të re të mundshme ruse në rajonin e Kharkivit, një zonë kyçe në verilindje të vendit, e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të luftimeve që prej fillimit të pushtimit rus në vitin 2022. Sipas Syrskyi, forcat ruse kanë intensifikuar përpjekjet gjatë kësaj vere, duke avancuar ngadalë në disa sektorë të vijës së frontit dhe duke kryer sulme të vazhdueshme me një numër të madh trupash, në përpjekje për të përfituar nga epërsia numerike dhe teknologjike. Një tjetër zonë e tensionuar mbetet rajoni verior i...