Duhanpirja po rrit rastet me tumor në mushkëri, mjekët: Më të prekurit, meshkujt!

Duhanpirja po rrit rastet me tumor në mushkëri, mjekët: Më të prekurit, meshkujt!

Prevalenca e duhanpirjes në popullatën shqiptare është në rritje, afro 40% e popullatës shqiptare është duhanpirëse. Por për mjekët, ajo që është shqetësuese është fakti se në 85% të rasteve, duhanpirja është shkaku kryesor i sëmundjeve të mushkërive. “Po të shikojmë vitet e fundit, edhe në Shqipëri ka një rritje të lehtë të rasteve të reja me kancer, rreth 6700 raste të reja në vit. Nga këto, 800 raste të reja në vit janë të kancerit të mushkërive, ku faktori kryesor i riskut është duhanpirja. 85% e rasteve kanë si faktor kryesor duhanpirjen. Dhe më e theksuar kjo është tek...