“Duam të jemi pjesë e BE sa më shpejt”- Rama për “The Independent”: Farage s’e mbajti premtimin, rënia në sondazhe është mallkim për…
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e Reform UK, Nigel Farage, për deklaratat e tij kundër emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, duke pretenduar se rënia e tij në sondazhe është pasojë e asaj që e cilësoi si “mallkimi shqiptar”. Në një intervistë ekskluzive për gazetën britanike “The Independent”, Rama është ndalur te deklaratat e Farage për shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, duke kujtuar pretendimin e tij se një në 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg. Kryeministri Rama u shpreh se Farage se nuk e ka mbajtur premtimin për të vizituar Shqipërinë dhe për të verifikuar vetë shifrat që kishte deklaruar. “Ai është shumë i mirë në bërjen e premtimeve, por nuk duket aq i mirë në mbajtjen e tyre”, është shprehur...
Burimi:
javanews.al