Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Duam që Shqipëria, të jetë e shqiptarëve”
MEMORANDUMI I SHQIPTARËVE, NË HAGË “Le Courrier européen” ka botuar, të premten e 9 gushtit 1907, në faqen n°12, një shkrim në lidhje me memorandumin e shqiptarëve drejtuar asokohe, delegatëve të Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes në Hagë, që Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar: Memorandumi shqiptar Një memorandum nga shqiptarët e tri feve u është dërguar delegatëve të Fuqive në Konferencën e Hagës. Ata formulojnë kërkesa në favor të krijimit të shkollave shqipe, të administrimit më të mirë të drejtësisë në trevat shqiptare dhe dhënies së lirive të përputhshme me progresin modern : “Ne duam shkolla shqipe, ku fëmijët tanë të mësojnë; ne duam shkolla kombëtare, ku të mësohet gjuha jonë, e shtypur dhe...