Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Dua titullin kampion në F1, dua të më kujtojnë si një pilot i mirë dhe jo si një kampion”
Pas vendit të dytë vjet në botërorin e Formula 1, piloti britanik Lando Norris synon të rrëmbejë kurorën këtë sezon. Rivali kryesor për titull është shoku i tij i skuadrës te McLaren, australiani Oscar Piastri. Aktualisht, Piastri ka një epërsi prej 8 pikësh në gjysmën e sezonit, por Norris, pas një periudhe zhgënjyese, vjen nga dy fitore radhazi që i kanë ringjallur ambiciet. Gjithsesi, ai është kritikuar shpesh për një mungesë të perceptuar të vendosmërisë konkurruese dhe qëndrueshmërisë nën presion. “Secili ka ëndrrat dhe aspiratat e veta. Dhe padyshim, e imja është të fitoj dhe të qëndroj në shkallën më...