Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e çmimeve “WSJ. Magazine Innovator Awards 2026” në Nju Jork

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e çmimeve “WSJ. Magazine Innovator Awards 2026” në Nju Jork

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ishte ndër emrat e njohur që morën pjesë në ceremoninë e çmimeve “WSJ. Magazine Innovator Awards 2026”, të mbajtur të enjten në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në Nju Jork. Mbrëmja mblodhi personalitete të njohura nga muzika, arti, argëtimi, moda, teknologjia dhe sporti, duke nderuar figura që kanë dhënë kontribut të veçantë në fushat e tyre. Në mesin e të vlerësuarve këtë vit ishin Rosalía në muzikë, Amy Poehler në komedi, Martin McDonagh në film, Demis Hassabis në teknologji, Marlon James në letërsi dhe ekipi Savannah Bananas në sport. Dua Lipa tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq me një kombinim bardhezi nga shtëpia e modës Chanel, të përbërë nga një xhaketë me teksturë, fund i ngushtë dhe kapelë...