Dua Lipa interviston autoren e “White Teeth”, Zadie Smith, për letërsinë dhe realitetin shoqëror

Dua Lipa interviston autoren e “White Teeth”, Zadie Smith, për letërsinë dhe realitetin shoqëror

Shkrimtarja britanike Zadie Smith ka deklaruar se rritja e pabarazisë ekonomike në Britani i ka thelluar ndarjet shoqërore, duke bërë që dallimet kulturore të përjetohen si çështje ekzistenciale. Sipas saj, dobësimi i sistemit historik të mirëqenies sociale ka ndikuar në mënyrën se si njerëzit i shohin dhe i perceptojnë të tjerët. Në një bisedë me këngëtaren Dua Lipa, të organizuar në kuadër të Festivalit të Letërsisë në Londër, në Southbank Centre, Smith foli për ndryshimet në qëndrimet ndaj multikulturalizmit, emigracionit dhe jetës shoqërore në Britani, duke u ndalur edhe te romani i saj debutues, “White Teeth”, botuar në vitin 2000. E pyetur nga Dua Lipa se si kanë ndryshuar qëndrimet ndaj multikulturalizmit që nga vitet ’80 dhe ’90, si dhe për ndarjet e sotme politike...