Dua dhe Dukagjin Lipa elektrizojnë Sunny Hillin me këngën “Era”

Dua dhe Dukagjin Lipa elektrizojnë Sunny Hillin me këngën “Era”

Këngëtarja shqiptare e njohur në botë, Dua Lipa, ka surprizuar pjesëmarrësit e festivalit “Sunny Hill”, duke u ngjitur në skenë me babanë e saj, Dukagjin Lipën, ku së bashku rikthyen këngën e Gjurmëve “Era”. Në videot e publikuara, shihet se këtij interpretimi fantastik të këngës “Era” i janë bashkangjitur edhe pjesëmarrësit e festivalit, duke krijuar një atmosferë elektrizuese. Më poshtë gjeni pamje nga ky interpretim i jashtëzakonshëm: