Droni zbulon tjetër shtëpi me kanabis në Lazarat, arrestohet një person (VIDEO)

Droni zbulon tjetër shtëpi me kanabis në Lazarat, arrestohet një person (VIDEO)

Policia e Gjirokastrës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike në Lazarat. Sipas njoftimit të Policisë, me anë të dronit janë konstatuar 48 bimë narkotike, ndërsa është arrestuar si kultivues i tyre shtetasi P.GJ, ndërsa ky është rasti i tretë brenda pak ditësh i goditur në këtë fshat. Në njoftim thuhet se bimët janë konstatuar nëoborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies. “Si rezultat i shtimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin u arrestua...