Drogë në lokalet e natës, 1 tjetër në pranga. 27 numri i të arrestuarve, 6 në kërkim

Drogë në lokalet e natës, 1 tjetër në pranga. 27 numri i të arrestuarve, 6 në kërkim

Vijon megaoperacioni policor, antidrogë, i koduar “Blloku 33”. Ndalohet nga policia një tjetër 1 shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës, në kryeqytet. Sipas policisë shkon në 27 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit. “Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Blloku 33”, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapën në Kashar, dhe vunë në pranga shtetasin A....
Burimi: Opinion.al