Droga transportohej drejt Greqisë, identifikohen financuesit! Kush janë 4 krerët e grupit kriminal dhe rolet e tyre

Droga transportohej drejt Greqisë, identifikohen financuesit! Kush janë 4 krerët e grupit kriminal dhe rolet e tyre

Blutë kanë vendosur në pranga dy financuesit e kultivimit të kanabisit, Leonard Xhemollari, 45-vjeç, banues në Maliq, dhe Gentian Muço, 48 vjeç, banues në Korçë. Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit Rexhildo Berberi, 42 vjeç, dhe Abidin Guraj, 35 vjeç, banues në Korçë, të akuzuar si organizatorë të trafikimit të kanabisit në katër raste të goditura më parë nga Policia: Ngjarja e datës 08.06.2025, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ku u arrestua në flagrancë shtetasi Valmir Balliu, banues në Pogradec, me një sasi prej 6 kg lëndë narkotike të llojit heroinë, në një automjet të përshtatur për trafikim. Ngjarja...