Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Dritëro Agolli: I humba të gjitha, po lypës s’u ktheva!
I humba të gjitha, po lypës s’u ktheva,S’ia zgjata dorën askujt dhe veten e mbajta.Ç’u bënë vajzat më të bukura, Drita, Maria dhe Eva?Atyre dorën me gaz mund t’ua mbaja. Po të gjitha ato u plakën si unëDhe bukurinë e dikurshme s’e kanë,Megjithatë drejt tyre synoj nganjëherë më shumëSesa drejt guhakerve me qyrk e famë. I humba të gjitha, më mbetën vetëm kujtimet dhe kockat,Më mbeti lëkura dhe bebja e syrit tok me shkëndijat.Tani përballë shtëpisë sime këndojne bretkosat,Gëzohem se janë të gjitha të mijat. ObserverKult —————————– Lexoni edhe : SI LINDI ESTETIKA MODERNE?, NGA TZVETAN TODOROV Lindja e estetikës...