Drita Ivanaj (1933–2025), një jetë në shërbim të kujtesës kombëtare dhe trashëgimisë familjare

Drita Ivanaj (1933–2025), një jetë në shërbim të kujtesës kombëtare dhe trashëgimisë familjare

Më 31 korrik 2025, në Tiranë, u nda nga jeta Drita Ivanaj, një figurë e njohur në fushën e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare, e bija e patriotit dhe juristit të shquar Dr. Martin Ivanaj dhe mbesa e Mirash Ivanajt, një nga figurat më të ndritura të arsimit dhe historisë shqiptare të shekullit XX. Me ndarjen nga jeta të saj, Shqipëria humbi një zë të rrallë që ia kushtoi jetën ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë së familjes Ivanaj, si dhe vlerave të çmuara kombëtare. Drita Ivanaj u përkushtua me përulësi dhe dinjitet në mbajtjen gjallë të kujtesës së brezave të mëparshëm,...