Drejtori Pea shpjegon risitë e sezonit të ri për Qendrat Rajonale & projektin TDS

Drejtori Pea shpjegon risitë e sezonit të ri për Qendrat Rajonale & projektin TDS

Edhe për sezonin e ardhshëm, FSHF-ja do të ruajë të njëjtën strukturë teknike në aktivitetin e rëndësishëm që zhvillohet në Qendrat Rajonale dhe në projektin TDS. Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, ka dhënë një deklaratë për fshf.org, ku ka folur për risitë e këtij sezoni dhe ka prezantuar emrat e rinj që janë bërë pjesë e stafit teknik. “Edhe vitin e ardhshëm Qendrat Rajonale do të kenë dy skuadra, një e vitit 2013 dhe një skuadër e re e vitit 2014. Përzgjedhja do të bëhet në shtator nga trajnerët tanë të ekipeve të moshave që do të ndjekin seleksionimet...