Drejtori i Tatimeve të Gjirokastrës presion votuesve, godet qytetarin që po e filmonte

Drejtori i Tatimeve të Gjirokastrës presion votuesve, godet qytetarin që po e filmonte

Drejtori i Tatimeve të Gjirokastrës, Meto Ruko është kapur në flagrancë duke ushtruar presion ndaj votuesve. Në një moment ai ka pikasur një qytetar që po e filmonte dhe e ka godituar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zinxhira ku drejtori i Tatimeve, Meto Ruko ndodhej më pak se 30 metra larg qendrës votimit. Sipas informacioneve, gjatë filmimit me celular, një tjetër person i cili shoqëronte drejtorin Ruko, ka goditur qytetin nga pas.
Burimi: Gijotina.com