Drejtori i Policisë, Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task Forcës rajonale kundër emigracionit

Drejtori i Policisë, Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task Forcës rajonale kundër emigracionit

Emigracioni i parregullt nuk mund të luftohet pa bashkëpunim rajonal dhe zgjerim të mekanizmave të përbashkët kundër krimit të organizuar. Ky ishte mesazhi që përcolli Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë tryezës për zgjerimin e Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Parregullt, të zhvilluar në Maqedoninë e Veriut. Hita propozoi që Greqia dhe Bosnjë-Hercegovina t’i bashkohen Task Forcës si anëtare me të drejta të plota, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Sipas tij, migracioni i parregullt lidhet ngushtë me veprimtarinë e grupeve kriminale, trafikimin e qenieve njerëzore, falsifikimin e dokumenteve, pastrimin e parave dhe forma të tjera të krimit të organizuar ndërkombëtar. “Task Forca është më shumë se një mekanizëm bashkëpunimi. Është...