Drejtori i Bayernit për kontratën e re të Kane: Çdo cent i investuar tek ai ia ka vlejtur

Drejtori i Bayernit për kontratën e re të Kane: Çdo cent i investuar tek ai ia ka vlejtur

5 Nëntor 2026 13:48 Alfred Lleshi Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, ka komentuar rinovimin e Harry Kane, kontrata e të cilit pritet të jetë ndër më të lartat në futbollin europian gjatë tri viteve të ardhshme. “Tre vite më parë, ai ishte transferimi ynë më i rëndësishëm. Harry ia ka vlejtur çdo cent të investuar, në shumë aspekte. Është motori i skuadrës, i bën shokët të luajnë më mirë dhe përbën një shembull edhe jashtë sportit. Nëse duam të mbetemi një klub tërheqës dhe të konkurrojmë në nivelin më të lartë europian, duhet të jemi ekonomikisht të fortë. Synojmë të shfrytëzojmë maksimalisht çdo cent që fitojmë, për të qenë sa më të mirë. Nëse lojtari më i mirë në botë merr një kontratë...