Drejtori Hita sqaron përdorimin e fishekëve të gomës nga Policia në protestë: 132 efektivë janë të lënduar
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka sqaruar përdorimin e fishekëve të gomës këtë të shtunë në protestën studentore në Tiranë, duke theksuar se efektivët i ka përdorur në mënyrë të kufizuar vetëm mjete të lejuara dhe të certifikuara. Hita tha edhe se protestuesit kanë qëlluar me vida e zara metalikë në drejtim të efektivëve. ”Mjetet dhe pajisjet policore të lejuara, që janë përdorur, janë përdorur në mënyrë të kufizuar, pasi nga ana jonë përdoren mjete të përcaktuara, si në të gjitha vendet e BE-së. Policia përdor vetëm pajisje të certifikuara për këtë qëllim. Në këto protesta të dhunshme, nuk mund të mendojmë që një grup i vogël përfaqëson të gjithë protestuesit, si ata të qetë, ashtu edhe ata të dhunshëm. Vida dhe zara,...
Burimi:
kohajone.com