Drejtoresha dhe nëndrejtori luanin bixhoz gjatë ekskursionit, nxënësit i prisnin në korridor! Kërkohet shkarkimi i tyre
foto MAQEDONIA E VERIUT- Një ekskursion shkollor në Monte Karlo është kthyer në objekt polemikash në Maqedoninë e Veriut pasi partia opozitare LSDM pretendon se drejtoresha dhe ndihmësdrejtori i një shkolle profesionale kanë luajtur në kazino ndërsa nxënësit e mitur që shoqëronin i prisnin në holl. Sipas mediave maqedonase rasti lidhet me Qendrën Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional 'Gjorgji Naumov' në Manastir, ndërsa akuzat janë bërë publike nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM). Sipas raportimeve, bëhet fjalë për drejtoreshën Zhaneta Servini dhe nendrejtorin Lupço Zdravkovski të cilët dyshohet se kanë qëndruar në një kazino gjatë ekskursionit shkollor. Sipas Jovançe Manaskovit kryetarit të Komisionit për Arsim dhe Shkencë të LSDM-së drejtuesit e shkollës kanë luajtur në makinat elektronike të lojërave të fatit, ndërsa nxënësit e mitur...
Burimi:
zeri.ai