Drejtonte makinën pa patentë, shoferi aksidentohet në “18 Shtatori”

Drejtonte makinën pa patentë, shoferi aksidentohet në “18 Shtatori”

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. I., banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 shtatori”, automjeti që ai drejtonte, pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net