Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe aksidentoi për vdekje 62-vjeçarin në Elbasan, arrestohet shoferi

Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe aksidentoi për vdekje 62-vjeçarin në Elbasan, arrestohet shoferi

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili mbrëmjen e djeshme aksidentoi një 62-vjeçar që lëvizte me biçikletë në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”. Si pasojë e përplasjes, 62-vjeçari ndërroi jetë në spital. Ndërsa shoferi i makinës, spas policisë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 28 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, shtetasi L. B. dyshohet se duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur shtetasin...
Burimi: Vizionplus.tv