Drejt shuarjes fla’kët në qarkun e Beratit, problematike situata vetëm në malin e Shpiragut! Dëm i madh në bimësi dhe pemë frutore

Drejt shuarjes fla’kët në qarkun e Beratit, problematike situata vetëm në malin e Shpiragut! Dëm i madh në bimësi dhe pemë frutore

Vijon puna për shuarjen e flakëve në qarkun e Beratit. Gazetarja Eneida Petova raporton se është punuar gjithë natën në mënyrë që të shmangej rreziku për banorët dhe banesat. Bëhet me dije se zjarret janë drejt shuarjes, por dëmi ka qenë i madh në bimësi dhe pemë frutore. Ende nuk mund të përllogaritet dëmi i shkaktuar. Forcat e ushtrisë kanë qenë  në terren që nga orët be para të mëngjesit, ndërsa 2 helikopterë të FA kanë ndërhyrë nga ajri.     Mometalisht problematike është vetëm pjesa perëndimore e malit të Shpiragut, ku ka ende vatra aktive.