DREJT PERPLASJES SE RREZIKSHME/ TIRANA NË FUÇINË E BARUTIT, ZEMËRIMI PO I VË FLAKËN RRUGËS

DREJT PERPLASJES SE RREZIKSHME/ TIRANA NË FUÇINË E BARUTIT, ZEMËRIMI PO I VË FLAKËN RRUGËS

Analisti Fatos Lubonja ka drejtuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, pas protestës së zhvilluar në Tiranë, ku pakënaqësia politike u shoqërua me përplasje të ashpra mes demonstruesve dhe policisë. Duke folur Lubonja e përshkroi situatën si një përshkallëzim shqetësues të urrejtjes dhe agresivitetit, duke paralajmëruar se përballja mes qytetarëve dhe autoriteteve po merr përmasa që kërkojnë ndërhyrje politike dhe dialog. Sipas tij, në protestë janë përfshirë shtresa të ndryshme qytetarësh, mes tyre të rinj dhe studentë, të cilët shprehin pakënaqësi për situatën në vend. Lubonja argumentoi se këta protestues nuk mund të trajtohen në bllok si kundërshtarë që duhen shtypur, ndërsa kritikoi mënyrën se si, sipas tij, policia po ndërhyn për shpërndarjen e turmës. Analisti u ndal veçanërisht te përdorimi i gazit lotsjellës...