Drejt përfundimit parkimi nëntokësor te sheshi “Avni Rustemi”, 208 vende të reja parkimi në zemër të Tiranës
Vijojnë me ritme të larta punimet për përfundimin e parkimit nëntokësor në sheshin “Avni Rustemi”, një investim i rëndësishëm i Bashkisë së Tiranës që pritet të lehtësojë parkimin dhe qarkullimin e automjeteve në një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit. Parkimi i ri do të ketë një kapacitet prej 208 vendesh, nga të cilat 4 do të jenë të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara. Për të garantuar përfundimin e projektit brenda afatit të përcaktuar, Bashkia e Tiranës ka intensifikuar ritmet e punës, duke dyfishuar prej disa javësh numrin e punonjësve të angazhuar në kantier. Synimi është që parkimi të jetë funksional në mesin e muajit dhjetor 2026, duke respektuar standardet e cilësisë dhe sigurisë. Inxhinieri Orges Llubani, i cili ndjek nga afër...
Burimi:
kohajone.com