Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Drejt fikjes zjarri që filloi 3 ditë më parë në malin Shpirag, vetëm 1 vatër aktive në fshatin Paftal
Është drejt fikjes zjarri që filloi 3 ditë më parë në malin Shpirag. Vetëm një vatër zjarri ka mbetur tashmë në zonën kodrinore të fshatit Paftal. Është punuar gjatë gjithë natës nga forcat zjarrfikëse dhe forcat e ushtrisë, të cilët kanë mbyllur të gjitha vatrat, duke shmangur edhe rrezikun e përhapjes së flakëve drejt fshatrave Paftal e Galinë. Gjatë orëve të mëngjesit, në fikjen e zjarrit kanë mbërritur edhe dy helikopterët e ushtrisë, që hodhën ujë nga lartësia. Në fikjen e zjarrit janë angazhuar forca të shumta zjarrfikësish, forca policie, forca të shumta ushtarake dhe shtabet e emergjencave në bashki...