Dramat e luftës në një film dinamik
Screenshot Nga Gani Mehmetaj Filmi “Hana”, sipas skenarit të Fadil Hysajt, në regji të Ujkan Hysajt. Në rolet kryesore Sheqerie Buqaj, Refet Abazi, Ilire Vinca, Ermin Bravo, Teuta Hajdini, Fatlume Bunjaku, Agron Shala, Lumnije Muçaj etj. Producent: Ujkan Hysaj, Kushtrim Koliqi (Qendra Kinematografike e Kosovës). Është vështirë të bësh një film ku paraqiten dramat njerëzore, kohën që ka lënë vragë në psikologjinë e kombit tonë. Është vështirë ta paraqesësh galerinë e personazheve që e bartin në vete një dangë, një kujtesë të hidhur. Lufta në këtë film është vetëm insert, pjesë e një kohe kur vriteshin burra e gra, ta pambrojtur dhe të pafajshëm. Mbi këtë kornizë veprimin ndërtohet “Hana” e Ujkan Hysajt. Përdhunimet rrëfehen përmes një debati gati si në tryezën e rrumbullakët a...
Burimi:
kultplus.com