Drama e të zhdukurve në aksidentin e trenave: Ana po shkonte në dasmën e vajzës, Juan dhe David te familjet e tyre

Drama e të zhdukurve në aksidentin e trenave: Ana po shkonte në dasmën e vajzës, Juan dhe David te familjet e tyre

Spanja vijon të jetë e tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor, ku 68 persona humbën jetën pasi dy trena u përplasën të mërkurën në mëngjes. Përveç hetimeve për shkaqet e tragjedisë dhe bilancin e viktimave, vëmendja është përqendruar edhe te historitë e pasagjerëve që mbetën të plagosur ose rezultojnë të zhdukur pas përplasjes. Një prej tyre është 70-vjeçarja Ana Aviles, e cila udhëtonte e vetme në vagonin 7 të trenit me shpejtësi të lartë AVE. Ajo ishte ulur në vendin 18B kur ndodhi aksidenti. Aviles po udhëtonte drejt Seviljes për të marrë pjesë në dasmën e vajzës së saj, e cila do të martohej të shtunën me të fejuarin, Francisco Jimenez. Ky i fundit i tha gazetës El Español se familjarët e Aviles kishin shkuar...