Drake i lidhur me një vajzë shqiptare? E vërteta pse reperi i njohur është i dashuruar me Shqipërinë
Dashuria e reperit kanadez Drake për simbolet shqiptare dhe mundësia e një vizite të tij në Shqipëri kanë qenë në qendër të diskutimeve në emisionin “Shqipëria Live”, me moderatore Sidorela Gjonin. Të ftuarit Alessio Alia, Aldor Nini dhe Xhani Demika ndanë këndvështrime të ndryshme mbi lidhjen e artistit me shqiptarët dhe përdorimin e flamurit kuqezi në videoklipet e tij. Alessio Alia tregoi se Drake ka krijuar miqësi të forta me shqiptarë gjatë viteve kur jetonte në Kanada, veçanërisht me persona nga Kosova dhe veriu i Shqipërisë. Sipas tij, reperi nuk i ka harruar njerëzit që e kanë mbështetur përpara se të bëhej i famshëm dhe vazhdon të shfaqë simpatinë për Shqipërinë dhe simbolet e saj. Alia zbuloi gjithashtu se ka komunikuar disa herë me artistin...
Burimi:
ntv.al