Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Drafti për Kodin e ri Penal/ Berisha: U paraqit nga Ulsiu me një vegël të ish-sigurimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj draftit të ri të Kodit Penal, duke e quajtur një mjet represiv të qeverisë Rama dhe një kërcënim serioz për të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Sipas tij, propozimet e reja synojnë të krijojnë me qindra e mijëra raste të reja penale që do të përdoren për të dënuar qytetarët me burgim, përfshirë edhe gazetarët dhe lirinë e shprehjes. “Ky draft përmban elementë të pabesueshëm. Parashikohet që një qytetar që i ofron një marrëveshje më të favorshme një biznesmeni, nëse ky i fundit është në tratativa me një palë tjetër, të dënohet me burg. Kjo është goditje direkte ndaj konkurrencës së lirë, vetëm për të futur njerëzit në burg,” deklaroi Berisha. Berisha: Në daljen time të...